23:24 / 23.10.2020
Pirlo merr lajmin e mirë, shërohet plotësisht “luftëtari” i mesfushës
Lajme të mira për Andrea Pirlon. Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie ka fituar betejën ndaj koronavirusit dhe është shëruar plotësisht.
22-vjeçari amerikan ka marrë përgjigjen e tamponit të fundit, që ka rezultuar negativ. Lajmi jepet nga kampionët e Italisë me anë të një postimi në Twitter.
McKennie rezultoi pozitiv në datë 14 tetor dhe gjithë këto ditë i kaloi i izoluar. Karantina ka marrë fund me përgjigjen e sotme dhe është gati të kthehet në stërvitje.























