14:36 / 24.10.2020
Akil Gjakova prek çerekfinalen
Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova pas pushimit në raundin e parë, menjëherë në të dytin kishte përballje me përfaqësuesin e Gjeorgjisë, Lasha Shavdatuashvilli, të cilin e kaloi me sukses vetëm për të kaluar në çerekfinale me Petru Pelivan nga Moldavia.
Akili është i vetmi përfaqësues nga Kosova që ka mbetur për ditën e sotme të turneut, kurse të dielën me fillim nga ora 11:00, do garojë Loriana Kuka në kategorinë prej -78 kilogramësh.























