15:57 / 24.10.2020
Drita u kthehet fitoreve, Llapi prek fitoren e parë, s’ka fitues në Pejë
Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e tetë.
Drita e ka mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4-1, derisa Besa dhe Feronikeli kanë luajtur me barazim me rezultatin 1-1.
Në ndeshjen tjetër, Llapi ka befasuar duke e mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0.























