Hoti: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës vazhdon pa asnjë ndryshim

Hoti: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës vazhdon pa asnjë ndryshim

Pavarësisht që mori vendim për shuarjen e Task-Forcën Antikorrupsion, kryeministri Hoti thotë se puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të kësaj force vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Ky reagim vjen edhe pas përplasjeve mes partnerëve në koalicion.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot tha se shuarja e Task-Forcës shkakton pasiguri juridike.

Sipas tij ka thënë se “në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura”.

Qeveria Hoti më 19 tetor e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar Taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale