Sonte në RTK, Haxhi Krasniqi – një rrëfim ndryshe
Emisioni Arena Sportive, sonte nga ora 21:20 sjell intervistën ekskluzive me Haxhi Krasniqin.
Kampioni i botës në boks, në verzionet WBA dhe IBO flet për prapaskenat e meçit dhe për lidhjen e tij me Kosovën.
Pse vendosi ta ndante suksesin e tij me gazetarët sportiv, sapo erdhi në Prishtinë?
Si e komenton mosreagimin e gjyqtarit pas nokdaunit të parë dhe a i doli më mirë ashtu?
Cilin qytet të Kosovës, kur e viziton ndihet i kompletuar?
Poashtu sonte mund të ndiqni edhe rrëfimin e gjyshes së tij, se çfarë kishte thënë për RTK-në në vitin 2014, rreth karrierës së Haxhiut?
Çfarë reagimi kishte Haxhi Krasniqi, kur dëgjon deklaratën e babait të tij Tafilit, dhënë për RTK pas meçit të 10 tetorit?
Këto dhe shumë rrëfime tjera ekskluzive, në një intervistë më ndryshe, sontë nga ora 21:20 në Arena Sportive në RTK1.























