Shteti ua konfiskon 3 vetura të përfshirëve në vjedhjen e 2 milionëshit

Shteti ua konfiskon 3 vetura të përfshirëve në vjedhjen e 2 milionëshit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar sekuestrimin e tri veturave të personave që janë të përfshirë në vjedhjen e 2 milionëshit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku është theksuar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas.

“Drenas  09.10.2020 – NN. Me 24.10.2020 21:30. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura. Rasti është duke vazhduar të hetohet”, njofton Policia.