14:17 / 25.10.2020
Prishtina-Gjilani, ky është rezultati i pjesës së parë
Pjesa e parë e derbit mes Prishtinës dhe Gjilanit, është mbyllur me avantazhin e skuadrës mysafire prej 0-1, raporton RTKLive.com.
Prishtina dhe Gjilanin po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kryesore të javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e epërsisë për gjilanasit e shënojë Fidan Hajdari në minutën e 14-të nga penalltia. Futbollistët e Prishtinës pas golit të pësuar, bën presion të madh drejt portës gjilanase, duke krijuar disa raste të mira, megjithatë, skuadrat shkuan në zhveshtore me avantazhin e gjilanasve prej 0-1.
Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/























