Kante i mahnitur me performancën e Mendy-t
Manchester United dhe Chelsea kanë luajtur baras (0-0) në ballafaqimin mes tyre të zhvilluar të shtunën në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” kishin disa raste shumë të mira shënimi, por ishte portieri i Chelseat, Eduard Mendy, ai i cili me pritjet e tij fantastike ia siguroi “Bluve” të Londrës një pikë shumë të vlefshme.
Performnaca e Mendyt e ka mahnitur edhe mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, i cili pas ndeshjes e ka vlerësuar atë si më meritorin për këtë barazim.
“Ai bëri disa pritje vendimtare. Na ndihmoi shumë që të mos pranonim gol. Është mirë për atë, për besimin e tij si dhe për të gjithë ekipin.”, tha Kante pas ndeshjes.
“Shpresoj që të vazhdojë në këtë rrugë dhe të mos pranojë asnjë gol. Ishte një ndeshje e vështirë për të dy ekipët. Ishte një luftë e ashpër në mesfushë dhe e vështirë që të krijohen raste shënimi”, shtoi më tutje mesfushori nga Senegali.























