Gjilani shtang Prishtinën në kryeqytet
BKT
Sport

Gjilani shtang Prishtinën në kryeqytet

Gjilani e ka fituar derbin kundër Prishtinës, me rezultat 0-2, të dielën në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com.

Prishtina dhe Gjilanin u ballafaquan në kryeqytet në sfidën kryesore të javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit pas 14-të minutave lojë përmes Hajdarit kaluan në avantazh prej 0-1. Futbollistët e Prishtinës pas golit të pësuar, bën presion të madh drejt portës gjilanase, duke krijuar disa raste të mira, megjithatë, skuadrat shkuan në zhveshtore me avantazhin e gjilanasve prej 0-1.

Edhe në fraksionin e dytë, ishin prishtinasit që më gjitha forcat kërkon golin e barazimit, por në asnjë mënyrë nuk ia dolën që të prekin e Gjilanit, madje, Endrit Krasniqi dështoi edhe nga penalltia.

Ndërkohë, Progni në minutën e 90+3’ i dha goditjen e fundit Prishtinës, duke dyfishuar epërsinë e Gjilanit në 0-2. /RTKLive/