Hamilton shkruan historinë në Formula 1 me triumfin në Portugali

Hamilton shkruan historinë në Formula 1 me triumfin në Portugali

Lewis Hamilton u bë piloti me më së shumti fitore (92) në Formula 1, pas triumfit në Çmimin e Madh të Portugalisë.

Piloti britanik kaloi ikonën e këtij sporti, Michael Schumacher i cili numëronte 91 fitore.

Hamilton është shumë, shumë pranë kurorëzimit me titullin e shtatë kampion, çka do ta barazonte ish-pilotin gjerman.

Në garën e Portugalisë, paraqitje të mirë patën Valterri Bottas dhe Max Verstappen, që plotësuan podiumin.

10 pilotët më të shpejtë në garën e sotme:

1. Lewis Hamilton, Mercedes

2. Valtteri Bottas, Mercedes

3. Max Verstappen, Red Bull

4. Charles Leclerc, Ferrari

5. Pierre Gasly, AlphaTauri

6. Carlos Sainz, McLaren

7. Sergio Perez, Racing Point

8. Esteban Ocon, Renault

9. Daniel Ricciardo, Renault

10. Sebastian Vettel, Ferrari.