Krasniqi: Titulli kampion? Nuk ka patur e as s`do ketë gëzim më të madh

Krasniqi: Titulli kampion? Nuk ka patur e as s`do ketë gëzim më të madh

Haxhi Krasniqi ka folur rreth emocionit dhe asaj çfarë akoma ndjen pas suksesit të fundit, ku u shpall kampion i botës në verzionet WBA dhe IBO.

“Akoma nuk e besoj këtë sukses, e gëzimi ka qenë i madh. Nuk e besoj që kam patur ose do të kem gëzim më të madh se ky ndonjëherë” – ka deklaruar Krasniqi në emisionin Arena Sportive në RTK. Ai poashtu ka shtuar se shumë njerëz e kanë sygjeruar të tërhiqet, apo disa edhe nuk kanë besuar se do ta arrinte këtë sukses, mirëpo ai në vete besonte se kishte potencial dhe mundësi të bëhej kampion i botës, të cilin sukses edhe e arriti.