Krasniqi: Pa shkuar në Junik, nuk më duket që kam ardhur në Kosovë

Krasniqi: Pa shkuar në Junik, nuk më duket që kam ardhur në Kosovë

Duke rrëfyer për lidhjen e tij të ngushtë me Kosovën, Haxhi Krasniqi është ndalur me theks të veçantë të vendlindja e tij, Juniku.

“Junikun e kam në zemër. Sa herë vij këtu (Kosovë), pa e vizituar Junikun, nuk me duket që kam ardhur në Kosovë. Jam shumë krenar që kam lindur dhe rritur në Junik. Germat e para i kam mësuar atje. Edhe kur kam humbur nuk është dëgjuar kurrë një mesazh i keq. Kujtimet më të mira deri në moshën 17-vjeçe i kam në Junik. Karakteri im buron prej Junikut”, ka theksuar Krasniqi.

Ai në Arena Sportive në RTK, ka folur për lidhjen e ngushtë që e ka me vendlindjen dhe për motivimin që e gjen sa herë e viziton Kosovën dhe për faktin që suksesin e tij të fundit vendosi ta ndante me gjithë përkrahësit e tij në vendin tonë.