08:08 / 26.10.2020
Gigi Hadid shfaq trupin pak javë pas lindjes së foshnjës
Gigi Hadid ka publikuar imazhe në Instagram ku thotë “Unë votova me bijën time pranë meje”.
Modelja e njohur ndërkombëtarisht Gigi Hadid mirëpriti fëmijën e saj të parë muajin e kaluar me të dashurin Zayn Malik.
Gigi Hadid publikoi disa imazhe ku po tregon trupin e saj pas foshnjës javë pasi solli në jetë vajzën e saj.

Si mbishkrim të fotografisë ajo tregoi se kishte votuar afër vajzës së saj, duke inkurajuar të gjithë të votojnë.

“Kam votuar javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne – për amerikanët që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb që është i unifikuar, që është i dashur, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur”, shkroi ajo.























