VIDEO-Po vazhdojnë të shkelen të drejtat e punëtorëve në Kosovë

VIDEO-Po vazhdojnë të shkelen të drejtat e punëtorëve në Kosovë

Së fundi është bërë një raport për këtë vit lidhur me monitorimin e respektimit apo shkeljeve të ligjit të punës në këtë vit. Ky raport është pjesë e aktiviteteve të implementuara nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike dhe financuar nga Olof Palme International Centre në mbështetje të Qeverisë Suedeze.

Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), tha se ky hulumtim ka nxjerrë rezultatet jo të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.

Kurse Kushtrim Shaipi, hulumtues në IKS, tha se raporti nxjerrë në pah pikat kryesore të legjislacionit në sigurinë e vendeve të punës në kompanitë kosovare.

“Hulumtimi është realizuar në 80 kompani në Kosovë”, tha ai për RTK. Sipas tij është shqetësuese së është shkalla e lartë e informalitetit.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale