Meta pret në takim ambasadoren e re të Kubës
BKT
Shqipëri

Meta pret në takim ambasadoren e re të Kubës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Caridad Yamira Cueta Milian.

Zoti Meta bën me dije se në takim është vënë theksi të bashkëpunimi mes dy vendeve. “Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Caridad Yamira Cueta Milian. Theksuam interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës” shkruan presidenti Meta./ATSH


MË SHUME NGA Shqipëri