13:48 / 26.10.2020
Donnarumma dhe Hague pozitivë me Covid-19, humbin derbin me Romën
Donnarumma dhe Hague kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.
Jens Petter Hague dhe Gianluigi Donnarumma janë lojtarët që do t’i mungojnë skuadrës për ndeshjen kundër Romës.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, dy lojtarët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell lajmi.net.
Donnarumma sigurisht se do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Milan.
Hague nuk planifikohej të luante nga minuta e parë, prandaj mund të konsiderohet si mungesë më e lehtë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet që Stefano Pioli do të bëjë në formacion.























