Ed Sheeran bën gjestin e veçantë për shkollën ku njohu gruan e tij
BKT
Magazina

Ed Sheeran bën gjestin e veçantë për shkollën ku njohu gruan e tij

Ed Sheeran ka dhuruar një shumë prej 200 mijë paundësh, për shkollën ku ai studioi dhe njohu gruan e tij, Cherry Seaborn. Këngëtari me famë botërore ka ndihmuar për të blerë pajisje për departamentin e muzikës, artit, shkencës si dhe kompjutera të rinj.

Sheeran ka krijuar gjithashtu Fondacionin Framlingham për të mbështetur rajonin e tij gjatë viteve të fundit. Krijuesi i hitit “Perfect” është siguruar të kontribuojë para dhe për mjedisin, duke shpenzuar qindra mijëra paund për të ndërtuar pyllin e tij të shtrirë në Suffolk me vlerë 3.7 milion £.

Gjithashtu thuhet se këngëtari ka ndërtuar tokën e tij të njohur si ‘Sheeranville’ për pesë vitet e fundit, duke mbjellë dhjetra pemë për ta bërë pasurinë e tij më të qëndrueshme. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, ai dhuroi në ankand sende personale dhe disa tekste të shkruara me dorë për të mbledhur para për bamirësi. 


MË SHUME NGA Magazina