Fëmijët të bllokuar në kampet siriane, gjyshërit kërkojnë kthimin e tyre

Fëmijët të bllokuar në kampet siriane, gjyshërit kërkojnë kthimin e tyre

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua janë evakuuar nga kampi i refugjatëve Al-Hol në Siri.

Njoftimi u bë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, drejtuesit e së cilës bënë të mundur largimin e fëmijëve dhe gruas shqiptare.  Por,  kampin e AL Hol Siri mbahen dhe shqiptarët tjerë. Një histori tragjike është ajo e familjes Shuli ne Zagorcan të Pogradecit.

Në 2013 djali i tyre Krenari bashkë me nusen e tij do të largoheshin drejt Sirisë, duke marrë me vete e 3 fëmijët e tyre. Në 2017 Dylberi e Asija mësojnë se djali i tyre kishte vdekur, bashkë me nusen, duke lënë kështu jetimë 5 fëmijë.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, ishte familjen Shuli ku dy gjyshërit mes lotësh kërkojnë nga shteti t’u kthejë 5 fëmijët e mbetur vetëm në kampin e ferrit.

Sipas gjyshes Asije, Elona, vajza më e madhe e familjes, e cila ka edhe një fëmijë të mitur, vazhdimisht  ka dërguar mesazhe ku lutet që shteti të shkojë t’i marrë në kampin ku janë duke vuajtur prej 7 vjetësh.

Ajo e mohoi lajmin se fëmijët nuk kanë dashur vetë të kthehen në Shqipëri, teksa ngriti dyshimet se pas tyre mund të fshihen persoona të tjerë.

“Ka dy vjet që Elona dërgon mesazhe që t’i kërkojmë shtetit, mediave që t’i nxjerrin nga kampi se po vuajnë shumë. Që kur u nda e ëma, ajo ishte 16 vjeç, nuk ka reshtur së kërkuari ndihmë. Ajo thotë se kam frika nga ushtarët të dal. Fëmijët kanë ikur nga çadra ku ka qenë në fillim, por ju lutem shkoni i merrni. Elona ka 7 vjet që vetëm qan”, rrëfeu mes lotësh gjyshe Asija.

E moshuara nuk rresht së luturi që nipërit të kthehen në shtëpi, ndërsa shprehet besimplotë se shteti nuk do të heqë dorë së kërkuari fëmijët, të cilët siç tha, ndihen të frikësuar ndaj thonë nuk vijmë.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare