Abrashi mohon se ishin në dijeni 10 ditë ma herët për avullimin e 2 mil. €
BKT
Lajme

Abrashi mohon se ishin në dijeni 10 ditë ma herët për avullimin e 2 mil. €

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, ka mohuar të kenë qenë në dijeni 10 ditë më herët për transaksionin që ka ndodhur nga Thesari i Shtetit.

Ai në një konferencë për medie tha se me të kuptuar këtë gjë, kanë lajmëruar Thesarin e Shtetit.

“Jemi këtu lidhur me skandalin dhe informacionet që po qarkullojnë. Poashtu sot një lajm që u bë sot se kemi njohuri qe 10 ditë për transaksionin. Ne s’kemi qenë në dijeni për transaksionin e paligjshëm. Sekretari e ka pranua informatën me datë 19 dhe menjëherë ka lajmëruar në Thesar. Heqim dilemën se kemi pas njohuri e s’kemi lajmëruar. Jemi këtu me tregu që jemi të gatshëm me bashkëpunu me ata që po bëjnë hetime për këtë rast. Ministria e Infrastrukturës është dëmtuar edhe qytetarët tanë po”, tha Abrashi.

Sekretari Nexhmi Bytyqi ka mohuar ndërhyrjen në këtë proces nga Ministria e Infrastrukturës. Ai ka thënë se me të marr informacionet kanë lajmëruar rastin edhe në Policinë e Kosovës.

” Ne s’jemi përgjigj mos të dëmtojmë procesin meqenëse rasti ka kaluar në polici. Informatën e kam pranuar me 19 tetor që janë bërë pagesa të tilla. Ne e kemi lajmëruar Ministrinë e Financave dhe kemi Zyrtarët tanë kanë kontaktuar me ata të ministrisë së Financave dhe s’kemi pas ndonjë përgjigje. Të nesërmen e kemi dërgua në Polici. Pas kësaj gjatë komunikimeve të vazhdueshme është thënë se ne kemi pasur informatë më herët por kjo s’është e vërtetë .Mund të them se MI e ka pa vjedhjen dhe e kemi dërguar në Polici. S’ka ndërhyrja nga zyrtarët tanë në ketë proces”,është shprehur ai.


MË SHUME NGA Lajme