Top skuadra evropiane e kërkon Allegrin si trajner
Paris -Saint – Germain po e studion mundësinë e angazhimit të Maximiliano Allegrit si trajner për ta zëvendësuar Thomas Tuchel-in, nëse ky i fundit largohet nga stoli i klubit francez.
Allegri ishte lidhur edhe më parë me klubin parizien dhe raportet e fundit nga “Le10Sport” se pozicioni i Thomas Tuchel nuk është i sigurt pas fillimit të dobët të sezonit të ri.
PSG është në vendin e parë në Ligue-1 pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, por ka humbur nga Manchester United në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Gazeta shton më tutje se Allegri është emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të PSG-së i ndjekur nga Mauricio Pochetino si kandidat i mundshëm.
Ish-trajneri i Milanit dhe i Juventusit e ka bërë të qartë se ai po planifikon të rikthehet në punë dhe ishte lidhur edhe me Interin gjatë verës së kaluar.























