Basha akuzon Tom Doshin: Është mafia e ilaçeve

Basha akuzon Tom Doshin: Është mafia e ilaçeve

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se për interesat e ngushta politike po bllokon integrimin e vendit në BE.

Basha i është referuar dy reagimeve në harkun kohor të 24 orëve të komisionerit për zgjerimin, për të mbështetur akuzën se lideri i mazhorancën po dëmton procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

“Armik i popullit shqiptar. Europa i thotë mos e kalo se nuk te hap negociatat, por tmerri qe ka nga zgjedhjet dhe ndëshkimi pas zgjedhjeve e ka shtyre qe t’i vejë shkelmin interesave të shqiptarëve për të ecur në rrugën e integrimit.”

Lulzim Basha ka pasur te njëjtin ton akuzues edhe ndaj Jozefina Topallit dhe lëvizjes sa saj për ndryshim që shpallet publikisht nesër.

“Nuk ka asnjë parti te dala nga Partia Demokratike, ka vetëm parti te krijuara nga Edi Rama.”

Edhe sot kryetari i demokrateve është fokusuar tek situata e krijuar si pasojë e koronavirusit duke artikuluar akuza te forta ndaj qeverise për mënyrën se si po menaxhon pandeminë.

Basha ka folur me emra konkrete edhe për mafien e ilaçeve, duke shigjetuar aleatin e Partisë Socialiste./VP