Grevistet kërkojnë mbështetjen e grave deputete

Grevistet kërkojnë mbështetjen e grave deputete

E marta është dita e 13-të e grevës së urisë së punonjëseve të Rafinerisë së naftës në Ballsh.

Sot ato kanë kërkuar mbështetjen e grave deputete.

Një ditë më parë 66 organizata joqeveritare i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, ministres së Energjitikes, ministres së Financave dhe ministres së Mbrojtjes Sociale. Duke cituar Kushtetutën e Shqipërisë, të drejtat dhe liritë ekonomike dhe sociale të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare si dhe legjislacionin e punës në vend i kërkojnë qeverisë reagim të menjëhershëm.
Greva e urisë bëhet për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në Rafineri./RTSH