Haradinaj-Stublla uron popullin e Saint Vincent dhe Grenadines

Haradinaj-Stublla uron popullin e Saint Vincent dhe Grenadines

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Saint Vincent dhe Grenadinespër Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për ndërtimin e bashkëpunimit bilateral me Saint Vincent dhe Grenadines

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Haradinaj-Stublla, muajin e kaluar ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e saj nga Saint Vincent dhe Grenadines, Sir  Louis Hilton Straker, të cilit edhe ia ka konfirmuar vullnetin për krijimin marrëdhënieve diplomatike dhe bilaterale.