Kthehen nga Siria 4 fëmijë/ Rama: Nxjerrja e tyre nga ferri e komplikuar

Kthehen nga Siria 4 fëmijë/ Rama: Nxjerrja e tyre nga ferri e komplikuar

Pas shumë përpjekjesh intensive, ky është moment i kthesës së madhe në riatdhesimin e një gruaje shqiptare dhe 4 fëmijëve nga kampi Al Hol he Roj në Siri.

Firma e konsullit të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb në dokumentin e hartuar nga kurdët në Siri, lejoi që oficerët e policisë shqiptare të hynin në kampin e Al Holit.

Gledis Nano dhe Endrit Doda, kërkuan çadër me çadër për Endri Dumanin dhe të motrën Evën.

Floresha Rasha Bashkë me fëmijët, Amarin, Emelin dhe Hatixhenë u gjetën në kampin Roj.

Ky ishte moment kur Gjysëm Hëna e Kuqe Siriane ndihmoi për ti çuar ata në aeroportin e Qamishlisë të shoqëruar nga përfaqësuesit shqiptarë e për të mbërritur në Damask. U zgjodh Damasku pasi Turqia nuk i njeh autoritetet kurde në Siri.

Të pesë shqiptarët nën masa të forta sigurie udhëtuan drejt kufirit siriano-libaneze të Masnas.

Pas një qëndrimi 48 orës në Liban, ishte moment për tju drejtuar aeroportit ndërkombëtar Rafik Harisi.

Endri dhe Amari shikojnë çdo lëvizje. Ndërsa Floresha Rasha e cila u plagos shumë kohë më parë qëndron në një karrocë invalidi pak metra më tutje.

Është koha për t’ju drejtuar daljes nga aeroporti Libanin. Këto janë momentet e fiksuara nga kamera e Top Channel brenda në avion që i dha fund qëndrimit të këtyre 5 shqiptarëve në këtë rajon të trazuar.

E ndërsa Endri është i çliruar dhe herë pas here çohet dhe shikon nga dritarja avionit, Amar Rasha qëndron stoik brenda botës së tij, ai është 14 vjeç dhe ka parë e dëgjuar shumë në Siri ku humbi të atin ish luftëtar i ISIS.

Pas tre orë udhëtim avioni prek tokën Shqiptare.

Pas 6 vitesh nëna takon Endrin i cili shfaqet totalisht i mpirë por tashmë i sigurtë në krahët e nënës.

Kryeministri premton se këtë sukses të këtij operacioni të parë riatdhesimi ta vijoj.

Top Channel


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare