Kadrijaj: Nuk i gëzohemi fletëthirrjeve të Speciales, janë padrejtësi

Kadrijaj: Nuk i gëzohemi fletëthirrjeve të Speciales, janë padrejtësi

Zyrtarisht, ende nuk dihet nëse propozim aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe e kreut të PDK-së, Kadri Veselit është konfirmuar apo hedhur poshtë.

Time Kadrijaj, deputetja nga radhët e AAK-së, ka theksuar që kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës.

“Është e pakuptimtë pasi në momentin kur Thaçi është nisur për në Washington, kur ishin të ftuara palët për dialog, papritur u shpall aktakuza dhe pastaj u anulua takimi dhe presidenti Thaçi është dashur të kthehet. Gjykata, atëherë pati vepruar jashtëligjshëm me publikim e një draft- aktakuze, sepse s’ka qenë e konfirmuar”.

“Si AAK, nuk i gëzohemi fletëthirrjeve sepse e kemi vuajtur, ku plot dhjetë vjet Haradinaj është përballë me këto gjykata të padrejta”.

Kadrijaj në Klan Kosova, ka thënë që Kosova s’po ka qasje në këtë Gjykatë dhe s’ka informata se si po rrjedhin çështjet e aktakuzave.

“Po shohim në vazhdimësi që po thërrasin persona, po i marrin në pyetje. Kosovës me Gjykatën Speciale i është bërë një padrejtësi, sepse Serbia i ka shkaktuar shumë dëme në Kosovë; kemi mijëra masakra që kanë ndodhur”.

“Gjykata është padrejtësi dhe po vazhdon ende me bo padrejtësi, por nuk po jemi popull i organizuar që t’i kundërshtojmë këto padrejtësi. Ka 6 muaj që kësaj gjykate i ka skaduar mandati”.


MË SHUME NGA Aktuale