21:34 / 27.10.2020
Halimi e zbulon: Sipas sondazheve kjo parti prin në Podujevë
Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen më 29 nëntor.
Sociologu Fisnik Halimi ka zbuluar në emisionin Pressing në T7 sondazhet fillestare të zgjedhjeve komunale në Podujevë.
Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen më 29 nëntor.
“Sipas sondazhit tonë, LDK prin në Podujevë por jo aq bindshëm. Por duhet të kemi parasysh. Ai që thotë unë jam fituesi i madh humbet shumë. Fituesit me gjasë i duhet një koalicion me PDK’në e cila është e treta në atë komunë”, ka thënë ai.
Ai ka komentuar edhe sondazhet aktuale në nivel vendi dhe ka treguar se a ka mundësi që VV’ja të merr 50% të votave.























