Edhe Bebe Rexha do të jetë bashkëprezantuese në “MTV EMA 2020”
BKT
Magazina

Edhe Bebe Rexha do të jetë bashkëprezantuese në “MTV EMA 2020”

Dy shqiptare do të prezantojnë këtë vit në “MTV EMA 2020”.

Po afron ngjarja e madhe e industrisë së muzikës “MTV EMA”, ndërsa tashmë janë bërë të ditura të gjitha detajet.

“MTV Europe Music Awards” do tëm bahet më 8 nëntor, këtë herë virtualisht për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Madje, artistët do t’i realizojnë performancat nga vende të ndryshme dhe do të ndahen çmimet për më të mirët në këtë fushë.

Në mesin e emrave që do të prezantojnë në këtë event është edhe Rita Ora, e cila këtë gjë e konfirmoi përmes një postimi në Instagram.

Por, Rita nuk është shqiptarja e vetme që prezanton në “MTV EMA”, ngase edhe Bebe Rexha do ta bëjë të njëjtën gjë.

Në anën tjetër, Dua Lipa është e nominuar në katër kategori, përfshirë “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha dhe Rita Ora prezantojnë në një event prestigjioz, ngase edhe më parë ka rastisur që të prezantojnë, madje bashkë. 


MË SHUME NGA Magazina