11:24 / 28.10.2020
Reperi i njohur gjerman rezulton pozitiv në testin për COVID-19
Reperi Bushido është infektuar me koronavirus.
Të martën në mbrëmje, reperi Bushido bëri publike në Instagram infektimin me COVID-19 dhe lëshoi një paralajmërim për skeptikët e koronës, shkruan Tagesspiel.de.
Reperi nga Berlini, Bushido, emri i vërtetë i të cilit është Anis Ferchichi, është infektuar me virusin korona.
“Edhe pse i mora shumë seriozisht të gjitha masat, sot mora një test pozitiv të koronës”, shkruan artisti në kanalin e tij në Instagram.

Ai tha se po vuan nga simptomat e virusit dhe paralajmëroi të gjithë ata që janë skeptik në koronën.
Bushido kërkon që ta marrin seriozisht virusin dhe t’i kushtojnë vëmendje të gjithë të afërmve të tyre.
























