S’gabojnë Chelsea dhe PSG në Champions

S’gabojnë Chelsea dhe PSG në Champions

Sonte po zhvillohen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Champions League nga grupet E,F,G dhe H dhe tashme dy prej tyre kanë përfunduar.

Paris Saint Germain ka triumfuar ndaj Basaksehirit me rezultat 0-2. Golat për klubin mysafir u realizuan nga Moise Kean në minutat 64’ dhe 79’

Në ndeshjen tjetër nga Grupi E, Chelsea e ka shkatërruar skuadrën e Krasnadarit me rezultat 0-4, ku shkëlqyen blerjet e reja të Frank Lampard.

Serinë e golave për klubin londinez e hapi Hoddson Odoi në minutën e 37’, ndërsa në pjesën e dytë realizuan edhe Timo Werner (76’), Ziyech (79’) dhe Pulisic (90’)

Chelsea ka katër pikë pas dy ndeshjeve dhe e kryeson Grupin E.