Penalltitë do t’i gjuaj Jorginho apo Werner? Përgjigjet Lampard

Penalltitë do t’i gjuaj Jorginho apo Werner? Përgjigjet Lampard

Të mërkurën Chelsea ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme kundër Krasnodarit në Ligën e Kampionëve me rezultat të thellë 0-4.

Në këtë ndeshje u akorduan dy penallti në favor të skuadrës së Frank Lampard, e para që u humb nga mesfushori Jorginho, kurse të dytën e ekzekutoi dhe e ktheu në gol sulmuesi Timo Werner me një saktësi shumë të madhe.

I pyetur pas ndeshjes se çfarë do të ndodh dhe se kush do t’i ekzëkutojë penalltitë në ndeshjet e ardhshme, Lampard u përgjigj duke thënë:

“Jorginho ka realizuar me sukses shumë gola nga penalltia. Natyrisht se kur e gjuan një numër kaq të madh, mund edhe ta humbasësh ndonjë. Nga ana tjetër, Werner është një ekzekutues shumë i mirë i penalltive, ka edhe të tjerë. Të shohim, do ta diskutojmë”, tha Lampard pas ndeshjes.