Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës ku pritet të diskutohen një sërë projektligjesh.

Në rend të ditës parashikohet një interpelance me ministrin e Shtetit per Rindërtimin, Arben Ahmetaj kërkuar nga deputeti Halit Valteri.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe Dekret i Presidentit “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.

Në rend të ditës është edhe Akti Normativ me fuqinë e ligjit “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Policinë e Shtetit” të ndryshuar””.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipëisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GA VI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility)”.

Kuvedni pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)”. /atsh


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare