Bebe Rexha me një rol spektakolar në filmin e famshëm

Bebe Rexha me një rol spektakolar në filmin e famshëm

Bebe Rexha do të bëjë debutimin e saj të parë si aktore në filmin “Queenpins”, përkrah aktores amerikane, Kristen Bell.

Bad Moms, Hustlers dhe STX janë kompanitë të cilat qëndrojnë prapa kësaj komedie, pjesë e së cilës do jenë edhe: Kirby Hoëell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Ëalter Hauser.

“Queenpins” ndjek një amvisë të lënë nga burri i saj dhe shoqëria, e cila vendos të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar në një klub të paligjshëm të kuponëve.

Kjo përfundon duke mashtruar miliona dollarë nga kompanitë e mëdha të ushqimit ndërsa bënte marrëveshje me kolegët e tjerë.

Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly po ashtu qëndrojnë prapa kësaj ngjarjeje, të cilët njëherësh kanë shkruar edhe skenarin.

“Ky është një film perfekt për Bebe për të bërë debutimin e saj. Ajo është një femër e jashtëzakonshme dhe një super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina. Ne e dimë që ajo do të shtojë kaq shumë argëtim, talent dhe personalitet në këtë kast”, tha kryetari i STX, Adam Fogelson.

Në anën tjetër, artistja nga Dibra mezi po pret për këtë bazuar në një postim që ka ndarë së fundmi në Instagram.

Rexha më parë ka qenë pjesë e filmit të animuar “UglyDolls”, përkrah emrave të mëdhenj si Pitbull, Emma Roberts dhe Kelly Clarkson.