Jozefina Topalli, prezanton nismën e re politike ‘Lëvizja për Ndryshim’

Jozefina Topalli, prezanton nismën e re politike ‘Lëvizja për Ndryshim’

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka prezantuar ditën e sotme nismën e re politike.

Gjatë prezantimit të partisë së re ‘Lëvizja për Ndryshim’, u theksua se në përbërje të kësaj force të re politike, do të ketë të rinj dhe profesorë, të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë. Në podium shkruhej slogani “Bashkë për ndryshim”, zonja Topalli është shprehur se “Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme prej pushtetit të gabuar”.

“Këtë lëvizje do ta nisë brezi i ri. Dua të falënderoj edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për sakrificën që po kalon vendi. Kriza e vendit është shumë planëshe, shëndetësore, morale, përfaqësimi etj. Kur dija fyhet, kur mediokriteti nderohet. Jam sot bashkë me këta të rinj duke i mbështetur në projektin e ri. Vendi ynë është në zgrip. Nuk rriten rrogat por çmimet, pasiguria është bërë dëshpëruese në një vend që zbrazet e plaket. Eshtë një frikë mbytëse se vendi ynë po rrëshqet në mënyrë të vazhdueshme. Sfidat me të cilat po përballemi janë reale e të shumta. Nuk ka ku të jepet drejtësi se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë. Duke ditur këtë, asnjëri nuk është i sigurtë. Bashkohen fort për të ruajtur karriget e veta. Ata veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre dhe se shqiptarët janë rrogëtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata”, tha ajo. /rtsh.al