Manastirliu: Opozita po e përdor pandeminë politikisht

Manastirliu: Opozita po e përdor pandeminë politikisht

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, akuzoi opozitën se po e përdor politikisht pandeminë. Ajo deklaroi gjatë seancës plenare se po bëhet ping-pong politik me këtë çështje.

“Këtu në Shqipërinë tonë të vogël pandemia po përdoret politikisht. Madje është përdorur pa ardhur ende rasti i parë në Shqipëri. Jo futboll, por ping-pong politik e kanë bërë ata që e luajnë në ato tavolinat e vogla të selive. Ndërkohë që mjekë, infermierë shërbime mbështetëse, struktura të urgjencës kombëtare, të gjithë stafet tona mjekësore kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën në shërbim të njerëzve e këta të ngeshmit urdhërojnë të që zbatojmë 4 pikat e planit me 5 pika.”

Manastirliua tha se më shumë se 150 punonjës janë përfshirë në sistemin shëndetësor për të mbështetur stafet aktuale dhe për të përgatitur stafe për të shërbyer në strukturat që do të hapim, COVID 3 dhe COVID 4. Ajo shtoi se testimet janë katërfishuar dhe së shpejti do të përdoret dhe testimi i shpejtë, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit.