Rama-grevisteve: Qeveria është e juaja, mos u gënjeni nga askush

Rama-grevisteve: Qeveria është e juaja, mos u gënjeni nga askush

Ndërkohë që greva e naftëtareve të Ballshit vijon, kryeministri Rama nuk i resht deklaratat në Twitter përmes postimeve të tij ku i bën thirrje grave naftëtare të ndërpresin grevën.

“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!”

Kryeministri ka sjellë edhe njëherë në vëmendje se gjërat nuk zgjidhen duke vendosur ultimatume por duke bashkëpunuar, njofton euronews.albania.

Nëse gratë naftëtare e ndërpresin grevën, Rama ka deklaruar se do të gjendet pranë tyre menjëherë.

“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t'ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t'u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”,- thuhet në postimin e Ramës në Twitter.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare