Celine Dion luan në dramën romantike me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra

Celine Dion luan në dramën romantike me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra

Celine Dion do të paraqitet në dramën romantike “Text for You” – bën të ditur Variety.

Këngëtarja e famshme në angazhimin e saj si aktore do ta ketë mundësinë të bashkëpunojë me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra.

Filmi në fjalë është një ribërje e realizimit gjerman, “SMS Fur Dich”, që është bazuar në librin e Sofie Cramer.

Ngjarja sjell tregimin për një femër, e cila pas vdekjes tragjike të bashkëshortit vazhdon t’i dërgojë mesazhe në numrin e tij.

Në vazhdim, ajo e kupton se atë numër e shfrytëzon një mashkull, i cili jeton në një pjesë tjetër të qytetin dhe po ashtu është i pafat në dashuri.

Për regjinë e kësaj drame është angazhuar Jim Strouse, ndërsa në produksioni janë Basil Iwanyk, Erica Lee dhe Esther Hornstein. /Telegrafi/