Rama: Opinioni i Venecias është i mirëpritur, por 25 prilli nuk pret më

Rama: Opinioni i Venecias është i mirëpritur, por 25 prilli nuk pret më

Kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të presin opinionin e Venecias.

“Opinioni i Venecias kërkohet “post factum”, ligji ka kaluar, Kushtetuta u ndryshua që në qershor. Tani kërkohet të ndalim gjithçka dhe të presim, por çfarë të presim? Opinioni i Venecias është i mirëpritur dhe do të diskutohet, por 25 prilli nuk pret më”, u shpreh Rama, njofton A2news.

Kryeministri shtoi me ironi: “Sepse dhe ju e thatë që mezi prisni 25 prillin që të fitoni. Ju jeni të gjithë fitues, në 25 prill PS-ja nuk do të ketë vend në Kuvend”.

Kreu i qeverisë nënvizoi se votuesit e PD-së, në zgjedhjet e ardhshme, “do ta japin votën për Lulin dhe mbrapsht do të marrin edhe Ilirin me Monikën”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare