15:16 / 29.10.2020
Gent Sejko konfirmohet pozitiv me Covid-19
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, konfirmohet pozitiv me koronavirus.
Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nisur karantinën e detyrueshme.
Ditën e sotme ai nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur ditën e sotme online me shkollën ekonomike të Londrës.
Po sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku./abcnews.al























