E zbulon ish-drejtuesi i Barcelonës, katalanasit injoruan Haalandin

E zbulon ish-drejtuesi i Barcelonës, katalanasit injoruan Haalandin

Karriera e Erling Haalandit mund të kishte marrë një rrjedhë ndryshe nëse Barcelona do të ishte treguar më e shkathët në merkato.

Sipas Ariedo Braidës, ish-drejtuesit katalanas që u largua nga klubi në gusht të 2019-ës, Haaland mund të ishte një lojtar i Barçës.

“E kisha ndjekur lojtarin që kur luante te Molde në Norvegji, para se të shkonte në Salzburg. Nëse do të kishim vepruar atëherë, ai do të ishte tani në Spanjë, por drejtuesit në atë kohë më komunikuan se Haaland nuk është një lojtar për Barcelonën. Më pas gjërat shkuan ashtu siç shkuan dhe tani të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që po bën norvegjezi me Borussian e Dortmundit”, tha Braida për radion “Marca”.