Gashi: Fikrim Damka le ta fshijë me gomë të traktorit shantazhin

Gashi: Fikrim Damka le ta fshijë me gomë të traktorit shantazhin

Avokati Tomë Gashi në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për deklaratën e deputetit turke në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka i cili sot shantazhoi qeverinë me mos vetim të ligjeve nëse nuk shkarkohet ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi.

“Fikrim Damka, vetëm mbiemri i tij figurativisht mund të përdorët sepse ia dha një damkë të madhe Kuvendit, duke e shantazhuar atë dhe shtetin”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, pa marrë parasysh se cilit nacionalistet i takon nuk guxon të sillet askush ashtu në Kuvend.

“Askush nuk mundet të flasë kështu. Askush s’mundet të shantazhojë në mënyrën e tillë. Këso situatash nuk kemi parë këto 21 vjet, por s’mund ta damkosë ai Kuvendin dhe as shtetin. Dhe këtë duhet ta fshijë me gomë të traktorit”, ka thënë Gashi. /RTKLive/