Capello: Nuk e kam parë kurrë Messin duke vrapuar aq shumë

Capello: Nuk e kam parë kurrë Messin duke vrapuar aq shumë

Fabio Capello ka mbetur i befasuar për të mirë nga paraqitja e Lionel Messi.

Ish trajneri italian, Fabio Capello, ka ndjekur me vëmendje të madhe ndeshjen Juventus – Barcelona, të cilët katalanët e fituan 0:2.

Në këtë ndeshje nga më të mirët ishte si gjithmonë Lionel Messi, i cili tërhoqi vëmendjen me angazhimin e tij të madh, duke bërë që Capello të insistojë se nuk e ka parë kurrë të vraponte aq shumë.

“Nuk kam parë Messin kurrë të vraponte aq shumë”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.

“Juventus vuajtën shumë dhe ishin me fat që rezultati final ishte 0:2”, tha mes tjerash italiani.

Barcelona është lidere e grupit tashmë, me dy fitore në dy ndeshjet e para.