Roma ndalet nga CSKA, fiton Arsenali

Roma ndalet nga CSKA, fiton Arsenali

Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të Europa League përballë modestëve të CSKA Sofjes.

Verdhekuqtë u shfaqën të lodhur në këtë takim dhe pa ide përballë një ekipi bullgar të vendosur mirë në fushën e lojës dhe në kërkimit të pikëve.

Trajneri Fonseca kishte hedhur shumë emra të rinj në fushën e lojës, teksa mes tyre nuk mungonte as Kumbulla që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Në ndeshjen tjetër interesante të mbrëmjes në Europa League, Arsenal fitoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Dundald. Për “Topçinjtë” shënuan Nketia, Willock dhe Pepe.