Pas sulmit në Francë reagon Rita Ora

Pas sulmit në Francë reagon Rita Ora

Sulmi pranë kishës Notre Dame në Francë nxiti reagime të shumta, brenda dhe jashtë Francës, ndërsa Macron u zotua se do të vendos mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.

Reagime të shumta kishte nga të gjithë, e me viktimat u solidarizua edhe ylli me famë botërore, Rita Ora.

Rita përmes një InstaStory, është shprehur:

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë se, sulmi ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice, meqë rast njërës prej viktimave i është prerë koka.

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi pranë kishës Notre Dame në Francë.