09:48 / 30.10.2020
Në fshehtësi të plotë, aktorja e famshme i jep fund beqarisë
Aktorja e famshme, Scarlett Johansson, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar në fshehtësi të plotë me partnerin e saj, Colin Jost.
Mediat e huaja shkruajnë se Scarlett dhe Colin, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni shumë private. Gjithashtu thuhet se dasma është bërë fundjavën që lamë pas.
Ndërkohë në “Meals on Weels America” shkruan në profilin e saj në “Instagram”: “Të sapomartuar”, duke iu referuar pikërisht çiftit të famshëm.























