Shqiptarët e Luginës së Preshevës të trajtohen sikurse serbët në Kosovë
BKT
Shqipëri

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të trajtohen sikurse serbët në Kosovë

Me 227 vota për dhe 5 kundër, Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Brnabiç.

Gjatë prezantimit të objektivave të qeverisë së re, Brnabiç nuk ka lënë pa përmendur dhe Kosovën, duke deklaruar se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç është në krye të qeverisë serbe që prej qershorit të vitit 2017, ndërsa më herët ajo ka mbajtur postin e ministres së Administratës dhe ministre e Financave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë të jenë pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët në Kosovë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, tha për Euronews Albania, se edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bëhen pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shqiptarëve t’u jepen të njëjtat të drejta që kërkojnë serbët në Kosovë.

Mustafa u shpreh se përmes pasivizimit te adresave Beogradi po mundohet në mënyre artificiale të ndryshojë strukturat etnike të vendbanimeve në Medvegje, Preshevë dhe Bujanovc.

 “Shqiptarët e Luginës së Preshevës sigurisht që kërkojnë të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi sepse konsiderojmë që zgjedhja më fatlume do të ishte në trajtimin e çështjes së Luginës së Preshevës dhe në këtë mënyrë të arrihet një stabilitet dhe paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor,” – tha Ragmi Mustafa.

Së fundmi ai sqaroi se nëse do të trajtohet çështja e serbve në Kosovë si pakicë po ashtu do të duhet të trajtohet në mënyrë reciproke dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 


MË SHUME NGA Shqipëri