Superliga rikthehet me ndeshjet e javës së dhjetë, live në Radio Kosova

Superliga rikthehet me ndeshjet e javës së dhjetë, live në Radio Kosova

Skuadrat elitare rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së dhjetë, raporton RTKLive.com.

Kjo xhiro e cila sjellë sfida mjaft interesante dhe të rëndësishme, hapet nesër pasdite me tri ndeshje joshëse.  

Sfida kryesore e së shtunës luhet në Gjilan, ku Gjilani pret Feronikelin, në një duel ku pikët janë tejet të rëndësishme për këto dy skuadra që synojnë pjesën e epërme të tabelës.

E shtuna sjellë edhe dy përballje tjera, ku Ballkani në super-formë është i nikoqir i Besës së Pejës, derisa Arbëria synon tu kthehet fitoreve në duel me Trepçën ’89.

Edhe e diela parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në Superligën e Kosovës. Llapi do të sfidojë Dritën, derisa Drenica matë forcat me Prishtinën, kjo e fundit udhëton në Skenderaj për të marr rezultat pozitiv pas disfatës kundër Ballkanit në javën e kaluar.

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave transmetohen live në Radio Kosova.

Të shtunën takohen:

Gjilani-Feronikeli

Arbëria-Trepça ‘89

Ballkani-Besa

Të dielën takohen:

Drenica-Prishtina

Llapi-Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30. /RTKLive/