Klopp jep detaje për gjendjen e Thiago dhe Keita

Klopp jep detaje për gjendjen e Thiago dhe Keita

Thiago Alcantara dhe Naby Keita vazhdojnë të jenë në listën e pikëpyetjeve te Liverpool.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë të rejat lidhur me Thiago Alcantara dhe Naby Keita, para ndeshjes Liverpool – West Ham.

Gjermani ka refuzuar që të jap një datë të caktuar për rikthimin e dy lojtarëve, por edhe ka dhënë shenja se lojtari mund të paraqitet ndaj West Ham.

“Të dy janë në rrugë të mirë. Kjo është si po shkon rikuperimi”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ju e keni parë çfarë ndodhi me Thiagon. Duhet kohë për të reaguar, por nuk e dimë se sa gjatë”, ka shtuar trajneri i Liverpool.

Mbetet të shihet nëse Thiago apo Keita do të paraqiten në ndeshjen ndaj West Ham.