Milani e do Coutinhon

Milani e do Coutinhon

Milani është në krye të Serie A dhe Rosonerët kanë grumbulluar 13 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura.

Objektivi kryesorë i Rosonerëve është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo me këtë formë të treguar nuk përjashtohet mundësia që Milan të synojë Scudetton dhe Maldini ka filluar të mendojë për merkaton e janarit.

Maldini ka piketuar Philippe Coutinhon si përforcimin ideal për skuadrën. Pedri po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë dhe braziliani ka rënë në plan të dytë edhe nën drejtimin e Koeman.

Coutinho është i hapur për të ndryshuar skuadër, ndërsa në Serie A ka luajtur edhe më parë me fanellën e Interit.

Vlera e 28-vjeçarit në treg është 60 milionë euro, mirëpo Milan pritet ta kërkojë huazimin e tij me opsion blerjeje.