Ronaldo shërohet nga COVID-19

Ronaldo shërohet nga COVID-19

Cristiano Ronaldo ka dalë negativ në testin për koronavirus dhe do t’i bashkohet ekipit të Juventusit në vikend.

Sulmuesi portugez i mungoi kampionit të Serisë A italiane në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, pasi u infektua me virus gjatë kohës sa ishte me përfaqësuesen e Portugalisë, 19 ditë më parë.

Klubi torinez e konfirmoi të premten se Ronaldo nuk ka nevojë të jetë i izoluar në shtëpi pasi testi i ka dalë negativ.

Ai pritet të luajë të dielën, kur Juventusi udhëton te Spezia. Pjesë e Spezias është mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Ismajli 24-vjeçar luajti nga minuta e 79-të për Spezian të mërkurën në raundin e tretë të Kupës së Italisë. Spezia fitoi 2:0 ndaj Cittadellas.