​KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Lekë Prenaj

​KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Lekë Prenaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e kryesuesit Skender Çoçaj, përmes platformës online mbanë takimin e jashtëzakonshëm, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

“Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit mori vendim për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Prenaj deri në përfundim të procedurës penale. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të përkrahë organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në procedurat e mëtutjeshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative”, thuhet nw njofitm. 


MË SHUME NGA Aktuale